E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë, policia shoqëron disa persona për vrasjen e 42-vjeçarit
Lajme

Lezhë, policia shoqëron disa persona për vrasjen e 42-vjeçarit

Pesë persona janë shoqëruar për vrasjen e 42-vjeçarit Nikolin Marku Lekstakaj, ditën e djeshme në fshatin Balldren të Lezhës.

Mësohet se policia prej orëve të pasdites së djeshme ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për krimit që tronditi Lezhën dhe që dyshohet se ka si motiv hakmarrjen.

Ndërkohë janë zhvilluar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme dhe në pronësi të fisit Nikulaj, për të kërkuar makinën e përdorur nga autorët, që dyshohet se ishin dy.

42-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga një market në Balldren dhe mbeti i vdekur në vend. Vrasja e ndodhur 3 muaj më pas dhe në të njëjtën datë me atë të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, dyshohet se është në vazhdimësi të hakmarrjes mes dy fiseve të njohura në Lezhë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.