Lezhë-Shkodër aksident me 2 viktima dhe 1 i plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Shkodër.
Një automjet tip “Fiat” është përplasur me një zetor në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit.
Nga ky aksident 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur.
Viktimat janë shtetasit me inicialet P.M., 56 vjeç, i cili ishte drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe shtetasi M.GJ., 54 vjeç, i cili ishte pasagjer në këtë automjet.
“Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Kallmetit’, shtetasi P. M. banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat’, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi P. M. 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi M. Gj. 54 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.“-thuhet në njoftimin e policisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



