Lezhjani Uldedaj e fiton titullin “International German Championship” në boks
Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, e ka fituar titullin “International German Championship” në boks, pasi e rrahu çekun Jakub Synek, të shtunën mbrëma në Halle të Gjermanisë.
Në një meç të kategorisë Cruser (90 kilogramë) , shqiptari 21-vjeçar e mundi çekun për ta rrëmbyer titullin “International German Championship”.
Uldedaj ishte fantastik për 10 runde, sidomos në atë të tetin kur edhe e nokautoi një herë kundërshtarin, por qëndrueshmëria e çekut përkundër goditjeve të pareshtura bëri që ndeshja të zhvillohej deri në rundin e fundit.
Në fund, 21-vjeçari fitoi me vendim unanim.
Kjo ishte lufta e tetë e Uldedajt në boksin profesionist dhe fitorja e tetë në të njëjtën kohë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



