E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liam Hemsworth në lidhje me një modele, por çfarë mendon Miley për këtë?
Publik News

Liam Hemsworth në lidhje me një modele, por çfarë mendon Miley për këtë?

Duket se gjërat nuk funksionuan më mes dyshes, ndaj ata shpallën divorcin dhe vendosën të marrin secili drejtime të ndryshme në jetë.

Tashmë, Miley po shijon romancën e re në krahët e 22-vjeçarit Cody Simpson, ndërsa Liam ka nisur lidhjen me modelen Gabriella Brooks.

Miley është ajo që e ka ekspozuar më shpesh marrëdhënien e saj në rrjete sociale, mirëpo pas divorcit edhe Liam s’ka mbetur pas.

Tashmë, ai ka nisur të dalë hapur me modelen, me të cilën kaloi edhe natën e ndërrimit të viteve.

Në muajin dhjetor, Liam e prezantoi të dashurën e re me familjen dhe duket se gjërat janë bërë edhe më serioze.

Por çfarë mendon Miley për këtë lidhje?

Burime pranë saj, bëjnë me dije se për çudi, këngëtarja nuk ka reaguar fare pas këtyre lajmeve dhe po shijon në maksimum lidhjen me Cody Simpson.

Burimi shton se këngëtarja e di që nuk ka më kthim le Liam, prandaj përpiqet t’i qëndrojë sa më larg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.