E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Librat falas, Ministria: Procedura për të përfituar. Para 17 shtatorit, prindërit duhet…
Publik News

Librat falas, Ministria: Procedura për të përfituar. Para 17 shtatorit, prindërit duhet…

Të gjithë nxënësit e ciklit fillor, me përjashtim të klasës së pestë, do të mësojnë me tekstet e Ministrisë së Arsimit.

Ato do të merren në përdorim prej tyre disa ditë përpara fillimit të shkollës për t’i dorëzuar në mbyllje të vitit. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini, ka dhënë më tepër detaje mbi këtë procedurë dhe numrin e përfituesve.

Tekstet falas do t’i marrin të gjithë nxënësit e klasës së parë deri në klasën e katërt. Janë rreth 125 mijë nxënës, por krahas tyre do të vazhdojnë të marrin tekstet falas edhe të gjithë ato kategori të nxënësve, të cilët i kanë marrë tekstet falas edhe vitet më parë, siç janë kategoritë e nxënësve me aftësi të kufizuara, nxënësit rom dhe egjiptianë, nxënësit që vuajnë paraburgimin, apo edhe kategori të tjera, shtresa sociale, të cilat i kanë marrë tekstet falas, por që i takojnë klasave nga e pesta deri në të dymbëdhjetën”. Ndërkohë, i gjithë procesi i shpërndarjes së tyre pritet të nisë në muajin shtator e të ketë përfunduar deri në ditën e parë të shkollës.

“Përpara datës 17 shtator, prindërit me fëmijët e tyre do të kontaktojnë me mësuesit dhe nëpërmjet mësuesve do të marrin paketën e teksteve për fëmijën e tyre”, nënvizon Gjini.

Për këtë, nuk do të nevojitet asnjë lloj parapagese dhe më pas rimbursimi. Tekstet bashkë me fletoret e punës do të jepen pa para nëpërmjet prindërve, të cilët i marrin në dorëzim në fillim të vitit shkollor e do të duhet t’i kthejnë në fund. Në rast se kjo nuk ndodh, ata duhet t’i paguajnë, pasi në të kundërt nuk marrin tekstet për vitin pasardhës.

“Do t’i kenë tekstet në përdorim. Në rast se nuk i dorëzojnë apo e keqpërdorin, atëherë duhet ta paguajnë tekstin sipas çmimit që është në katalogun e teksteve shkollore dhe do të marrin tekstet për vitin e ardhshëm shkollor. Kjo është hera e parë në shumë vite që Ministria mundëson tekste falas për nxënësit e arsimit fillor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.