Librazhd/ Makina bie në humnerë
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Librazhd, në aksin Mirakë – Polis Vilan.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Raportohet se në makinë ishin 5 persona, të cilët janë ndihmuar nga banorët e zonës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy ambulanca dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.
Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dherrethanat e plota të këtij aksidenti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



