E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lideri i oposites  nga Pogradeci thirrje qytetarëve: Merrni masa vetë ndaj Covid-19, mos prisni nga qeveria
Publik News

Lideri i oposites nga Pogradeci thirrje qytetarëve: Merrni masa vetë ndaj Covid-19, mos prisni nga qeveria

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme në një lidhje ‘live’ nga Pogradeci ka folur për situatën e vështirë ekonomike që gjendet ky qytet.

Basha ka vizituar nga afër bizneset e vogla të qytetit dhe ka dëgjuar problemet e qytetarëve.

Pronarët e bizneseve janë shprehur që turistët mungojnë dhe se është përgjysmuar xhiroja ditore.

Pasi ka dëgjuar shqetësimet e një biznesi familjar bulmeti, Basha ka premtuar mbështetje për sipërmarrësit dhe bizneset.

Ndër të tjera Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen dhe të rrespektojnë distancën vetë, duke akuzuar se qeveria nuk e kontrollon më situatën.

“Jemi në Pogradec për të parë nga afër situatën e biznesit të vogël të këtij qyteti dhe gjendjen e turizmit në këto kohë të vështirësive të mëdha ekonomike. Vendit i mungojnë turistët. Kur ka pushues rriten edhe xhirot ndihmohen dhe fermerët, të gjithë. Dua tju bëj thirrje, ruani distancën, kujdesuni për higjenën. Merrni masa mos prisni nga qeveria,” u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.