E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lidhja me princeshën e Monakos, Brad Pit ka në plan të bëhet baba sërish?!
Lajme

Lidhja me princeshën e Monakos, Brad Pit ka në plan të bëhet baba sërish?!

Vetëm një vit pas divorcit të tij nga Angelina Jolie, duket sikur Brad Pitt do të bëhet përsëri baba.

Burimet pranë çiftit tregojnë se ai dhe e dashura e tij Charlotte Casiraghi – vajza e Princeshës Caroline të Monakos –duan të bëjnë një fëmijë.

Çifti është në një lidhje dashurie që prej shtatorit, përpara debutimit të romancës së tyre në një event në Hollywood në LA muajin e kaluar. Edhe pse Bradi ka qenë i kujdesshëm për të mos u fotografuar me dashurinë e tij të re, burimet tregojnë se ai është ‘kokë e këmbë’ në dashuri me Charlotte – saqë tani po planifikojnë një fëmijë me princeshën. Ai i tha Charlotte se do të donte të kishte një fëmijë me të.

Aktori 53-vjeçar nuk fsheh për asnjë moment lumturinë që i kanë sjellë fëmijët e tij dhe krenarinë e të ndjerit baba , duke i përshkruar fëmijët si ‘një pjesë thelbësore të jetës sime’.

“Ndihem si njeriu më i pasur gjallë që kur jam bërë baba,” i tha ai revistës Psikologji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.