E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligjet me 84 vota/ Çuçi: Ramë dakort me opozitën për ngritjen e një komisioni…
Lajme

Ligjet me 84 vota/ Çuçi: Ramë dakort me opozitën për ngritjen e një komisioni…

Bledi Çuçi, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, tha se brenda Komisionit të Ligjeve, do të ngrihet një grup pune apo një nënkomision, i cili do të diskutojë mbi ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash për t’u miratuar.

Pas Konferencës së Kryetarëve, Çuçi tha se ky nënkomision do të ketë një numër të barabartë anëtarësh mes pozitës dhe opozitës, por asnjë s’do të ketë të drejtën e vetos.

 “Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizimi dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-t dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda komisionit të ligjeve një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”, tha midis të tjerash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.