E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji i Magjistraturës/ Balla tregon prapaskenat: Basha na kërkoi vetëm…
Politikë

Ligji i Magjistraturës/ Balla tregon prapaskenat: Basha na kërkoi vetëm…

Në një deklaratë për mediat sot, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, është shprehur se mazhoranca nuk ka pasur dijeni për 7 pikat që opozita parashtroi sot, si kusht për të votuar lagjin e Magjistraturës.

Ai është shprehur se kanë pasur një komunikim institucional me opozitën, me anëtar të LSI dhe PD, dhe përgjigjja e tyre ka qenë se nuk do të marrin pjesë në votim deri sa të anulohet ligji për shembjen e Teatrit.

“Përgjigjja e tyre ka qenë se nuk futen në votim pa anuluar ligjin për shembjen e Tetarit, dhe nuk kemi pasur dijeni për 7 pikat që Basha ka listuar sot. Unë nuk shikoj asnjë pikë të përbashkët me këto dy ligje, dhe nuk ka përse vonohet kalimi i ligjit të Magjistraturës, dhe nuk ka përse studentët e ekselencës të zvarriten”, është shprehur Balla.

balla

Më herët sot, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD,Lulzim Basha tha se ligji i Magjistratëve u aprovua vetëm me votat e PS. Por sipas Bashës, qëllimi i mazhorancës me këtë ligj ka qënë kapja e magjistratëve të ardhshëm.

Basha ka bërë me dije propozimet e tij në këmbim të votimit të këtij ligji, e një ndër to është zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetues.

7 pikat e listuara nga Basha:

1. Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.

2. zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.

3. Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.

4. Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.

5. Zgjidhja e urgjente dhe gjetja e mekanizmit ligjor që të ngrihen sa më shpejt KLP dhe KLGJ në mënyrë që të fillojnë menjëherë funksionimin SPAK, Byroja e Hetimit, Gjykata Anti-korrupsion dhe Prokurori i Përgjithshëm

6. Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve i procesit të vettingut. Ndërprerja e mënjëhershme e ndërhyrjes së mazhorancës në proces. Sot për të njëjtën shkelje dikush mbahet në detyrë, e dikush shkarkohet nga detyra.

7. Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

“Ata që me qëllim e kapën sistemin duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është hapi i parë që të rikthehet besimi. Cfarëdo procesi për të trajtuar këto 7 cështjet kryesore nuk duhet të sabotohet përsëri. Kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtët persona. Fatmir Xhafaj ishte në konflikt interesi, e bëri këtë për të njëjtën arsye që refuzoi propozimin tonë që vettingu në polici të fillonte nga ministri”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.