E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji i oligarkëve, bie dhe ‘tulla’ e fundit e Ramës
Politikë

Ligji i oligarkëve, bie dhe ‘tulla’ e fundit e Ramës

Shenimi i  Petrit  Vasilit

Sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur, e paaftë dhe nuk i prin situatat por është fundosur prej tyre, ndonëse ishte fryrë si qeveri e shpresës, e ndryshimit etj etj demagogjira si këto.

Sot Edi Rama është pa ideologji, sepse e gjithe tullumbacja e tij, që ata që fitojnë më shumë paguajnë më shume ra, në momentin kur ai me ligj ua ul përqindjen mbi fitimet, oligarkëve. Duket qarte që ky ligj ishte përgatitur në zyra oligarkësh, ishte paguar prej tyre dhe fitimi do të ndahej “bujarisht” me qeverinë, që pati pacipësinë ta votonte në parlament. Së bashku me këtë ligj, i cili u kthye nga presidenti, ra edhe tulla e fundit e Edi Ramës.

Kushdo mund ta dëgjojë atë me kërshërinë që dëgjohet një mashtrues i deklaruar, për të parë se deri ku shkon fantazia e gënjeshtrës idiote të tij. E kapur, pa vizion, pa moral, pa ideologji dhe e paaftë deri me dhimbje ky është skaneri i qeverisjes, që po jep shpirt të Edi Ramës. Ligji i oligarkëve ishte vetëm pika e fundit që derdhi përfundimisht gotën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.