E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ligji i ri në Spanjë  do të lërë shumë vite pas hekurave Dani Alveshin
Publik News

Ligji i ri në Spanjë do të lërë shumë vite pas hekurave Dani Alveshin

Dani Alvesh po bën çdo gjë që është e mundur që të dalë nga burgu, në mënyrë që të paktën të presë në shtëpi deri në ditën kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për akuzën për përdhunim që është ngritur ndaj tij. Mbrojtësi brazilian ka kërkuar që të lejohet të dalë me kusht, duke plotësuar çdo kërkesë që mund të bëhet nga drejtësia spanjolle që ia mohoi fillimisht.

Ai është treguar i gatshëm që të dorëzojë pasaportën e tij dhe të vendosë një byzylyk elektronik që do të tregojë në çdo kohë vendndodhjen e tij, në mënyrë që të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi dhe të zgjidhë edhe krizën familjare. Kjo, pasi e ka lënë partnerja si pasojë e skandalit dhe kur u konfirmua se me apo pa dëshirë, Alvesh kishte kryer marrëdhënie seksuale me 23-vjeçaren që e denoncoi.

Por ndërkohë, në Spanjë bëjnë të ditur se kundër Alvesh është legjislacioni i ri që ka hyrë në fuqi për rastet e përdhunimit, që me datë 7 tetor 2022. Ligji “Vetëm po është po:”, ka rritur në mënyrë të ndejshme masën ndëshkimore ndaj atyre që akuzohen për përdhunim. Nëse më parë, një person fajtor ndëshkohej nga 1 në 4 vite burg, tani dënimi me të cilin përballet Dani Alvesh është nga 4 vite, deri në 12 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.