Ligji për “spiunët” në administratë përplas Manjan me Blushin
“Quhet ligji i bilbil-fryrësve”
Gjatë shqyrtimit të projektligjit për disa ndryshime në ligjin nr. 60/2016, “për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, nismë e deputetit Erion Malaj, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, është përfshirë në një debat me anëtarin Tedi Blushi.
Ulsi Manja: „Projektligji, ose siç njihet ndryshe, projektligji bilbil-fryrësve. Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, nismë e deputetit Erion Malaj.“
(Flet pa mikrofon Tedi Blushi)
Ulsi Manja: „Duro mor burrë, duro. Se do të të bie radha për të folur dhe do t’i konsumosh kot.“
(Flet pa mikrofon Tedi Blushi)
Ulsi Manja: „I kemi bashkuar nismat, ky quhet në gjuhën tjetër, quhet ligji i bilbil-fryrësve, zoti Blushi, por duke qenë se në variantin ekzistues nuk i kanë rënë shumë njerëz bilbilit me ligjin e vjetër, kemi sjellë ligjin e ri që t’i bien më shumë njerëz bilbilit për të luftuar korrupsionin në administratën publike.“
Tedi Blushi: „Nuk i dëgjoni kur i biem bilbilit.“
Ulsi Manja: „Ça t’i dëgjojmë se ti ke gjithë ditën që i bie bilbilit kot.“
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



