E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihen në burg 12 fajdexhinjtë e ndaluar në Shkodër
Lajme

Lihen në burg 12 fajdexhinjtë e ndaluar në Shkodër

Gjykata e Shkodrës rikonfirmoi këtë të shtunë masat e sigurisë për 12 të arrestuarit e dy ditëve më parë, që vepronin si grup i organizuar kriminal në fushën e fajdeve.

Trupi gjykues për më shumë se 9 orë paraqiti të gjitha provat ndaj të arrestuarve që akuzohen për pastrim i produkteve të Veprës penale, Ushtrim aktiviteti financiar të palicensuar, Shpërdorim detyre, Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve dhe Moskallzim krimi.

Familjaret e konsideruan të padrejte vendimin e policisë për arrestimin e tyre, madje duke kërkuar nga ish prefekti Paulin Radovani të tregojë se cilët emra ka denoncuar në Prokurori, denoncim pas të cilit u kryen edhe hetime intensive dhe u bë e mundur zbardhja e kësaj skeme të grupit të fajdexhijve. Por, si doli emri i ish-prefektit të Shkodrës në këtë çështje.

E gjithë kjo ka nisur nga dy djemtë e tij, që tashmë ndodhen jashtë vendit. Ata merrnin shuma të mëdha parash tek persona të tjerë dhe i harxhonin në lojëra fati. Por në momentin e moskthimit të parave fajdexhinjtë i kanë marrë Radovanit një pjesë të biznesit të tij. Një fakt i tillë është mohuar nga disa prej të arrestuarve.

Ata pranuan se i kishin dhënë para djemve të ish prefektit për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare, por jo me fajde. Sipas dosjes së prokurorisë, Radovani ka futur në kurth grupin e fajdexhijve, pasi i ka filmuar dhe regjistruar bisedat me ta dhe ku qartësisht flitet për përqindje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.