E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihen në burg ish-zyrtarët që abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit
Lajme

Lihen në burg ish-zyrtarët që abuzuan me pronat në Gjirin e Lalzit

Gjykata e Durrësit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për 4 të arrestuarit, ish-zyrtarë e Komunës së Ishmit, të cilët kishin kërkuar lirimin nga burgu.

Në burg janë lënë Sulejman Ibrahimit, Enver Shimën, kurse për sekretaren, Ornela Shemlikaj, vendosi detyrim paraqitje dhe për Shpresa Merdita, ish-punonjëse e zyrës së Urbanistikës në Ishëm, arrest shtëpie.

Ish-kryetar i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe tre vartës akuzohen se kanë abuzuar me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

“Pas një hetimi të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimeve penale Nr. 1205. 2015, nr. 864.2016. 912.2016 nr. 1685.2016. nr. 2017.2016 dhe nr. 178.2016, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve”, thuhet në njoftimin e policisë kur u arrestuan personat në fjalë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.