E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihet në burg shqiptari që vrau bashkëkombasin në Selanik
Lajme

Lihet në burg shqiptari që vrau bashkëkombasin në Selanik

Lihet në burg 45-vjeçari shqiptar që vrau me armë zjarri bashkëkombasin e tij në Selanik.

Shpëtim Bajrami, 51 vjeç, u qëllua me armë nga 45-vjeçari pas një konflikti në një karburant, teksa autori u dorëzua ditën e djeshme në polici pas arratisë.

Sot ai ka dalë në gjykatë për masën e sigurisë. Sipas informacioneve, 45-vjeçari me origjinë nga Shqipëria pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.

https://youtube.com/watch?v=AbdCpOVHVjI%3Ffeature%3Doembed

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Madje, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha ai.

Autori, i cili u dorëzua pasditen e së premtes, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e kishte lënë makinën që po drejtonte mesditën e së enjtes dhe ku kishte lënë armën e krimit.

Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi që ka marrë nga viktima me send jashtë karburantit dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.
Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas, pranë tij, pa dalë jashtë. Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij.

Në videom tronditëse të regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas i dyti e qëllon nga brenda makinës dhe e plagos për vdekje. Viktima, sipas informacioneve, ka marrë të paktën tre plumba në shpatull dhe gjoks dhe pak më vonë ka dhënë frymën e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.