E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lihet në qeli gazetarja “dietologe” që u merrte nga 300 euro qytetarëve
Publik News

Lihet në qeli gazetarja “dietologe” që u merrte nga 300 euro qytetarëve

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për gazetaren Silvana Balliu, e cila hiqej si dietologe e certifikuar dhe mashtronte klientët duke u marrë deri në 300 euro për recetat që ofronte për rënien në peshë.

Prokuroria bëri me dije se ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas policisë, 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e forcave të rendit, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Ajo ofronte receta të rreme për qytetarët kundrejt pagesës me qëllim rënien e tyre në peshë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.