E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Linda Rama e ftuar në Samitin e ‘Forbes’ në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE
Lajme

Linda Rama e ftuar në Samitin e ‘Forbes’ në Abu Dhabi: Shqipëria ia ka dalë të ulet në tryezën e negociatave të BE

Revista prestigjioze amerikane Forbes ka njoftuar përmes platformës së saj X pjesëmarrjen e Linda Ramës në samitin Forbes 30/50, që po zhvillohet në Abu Dhabi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë samit marrin pjesë personalitete nga politika, arti, shoqëria civile dhe biznesi, përfaqësues nga mbi 50 vende të botës.

Linda Rama, ekonomiste dhe avokate për të drejtat, bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, ishte e ftuar në një bisedë me Mika Brzezinski mbi temën “Fuqia pas Progresit”.

Brzezinski, e njohur për raportimin e saj gjatë sulmeve të 11 Shtatorit 2001 dhe si drejtuese e programit “Morning Joe” në MSNBC, zhvilloi një diskutim mbi sfidat e tranzicionit dhe të ardhmen e barazisë.

Gjatë fjalës së saj, Linda Rama theksoi se trashëgimia më e rëndë e komunizmit nuk ishte varfëria, por traumat sociale. Ajo nënvizoi vështirësitë e viteve të para të tranzicionit dhe rëndësinë e mësimeve të nxjerra nga pësimet e së shkuarës.

“Të mësojmë fëmijët të vlerësojnë të drejtat dhe t’i mbrojnë ato. E përditshmja nuk duhet të na shpërqendrojë nga avancimi i të drejtave në epokën e revolucionit teknologjik dhe dixhital,” tha Rama.

Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian dhe është sot ndër vendet me rritjen më të madhe të turizmit në kontinent.

“Vizitoni Shqipërinë. Nëse vini një herë, e dimë që do të na vizitoni përsëri,” përfundoi ajo, duke ftuar të pranishmit të zbulojnë potencialin turistik të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.