E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lindita Nikolla mbyll seancën në më pak se 10 minuta
Lajme

Lindita Nikolla mbyll seancën në më pak se 10 minuta

Ka zgjatur më pas se 10 minuta seanca parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës, janë mbledhur rreth foltores së Parlamentit dhe me zhurmues, kanë detyruar kryeparlamentaren Lindita Nikolla të mbyllë punimet.

Opozita ka protestuar, ashtu si edhe në seancat e shkuara, ndërsa ajo që ra në sy ishte mungesa e pothuajse të gjithë ministrave në sallë, edhe pse Lindita Nikolla, tha se seanca i kushtohej problemeve të qytetarëve.

Me nisjen e seancës plenare, deputetët e opozitës janë mbledhur rreth foltores së Kuvendit me pankarta në duar, një prej të cilave, Flamur Noka ia dorëzoi ministres së Shtetit, Elisa Spiropali.

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur pas vetëm pak minutash nga nisja e saj, ndërsa një prej deputetëve më aktivë të opozitës ishte sërish Flamur Noka.

Ky i fundit së bashku me disa deputetë të opozitës kanë mbajtur pankarta në duar me thirrje të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze.

Gjatë seancës, Noka ka shkuar drejt ministres Spiropali, të cilës i ka vendosur një pankartë mbi tryezë.

Megjithatë ministrja ka reaguar duke buzëqeshur, madje duke marrë pankartën e Nokës dhe duke e mbajtur në duart e saj

Seanca u ndërpre në momentin që fjalën e mori deputeti Vullnet Sina. Ky i fundit tentoi të fliste, por Flamur Noka arriti të kalojë edhe një prej gardistëve që tentoi ta pengonte dhe shkoi me një zhurmues pranë vendit ku qëndron Sina, duke detyruar në këtë mënyrë Kryetaren e Kuvendit, të mbyllë seancën plenare.

Opozita proteston prej disa muajsh, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të saj nga ana e mazhorancës siç janë komisionet hetimore, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.