Lipa uron Pavarësinë e Shqipërisë, ndan fotot me flamurin kuqezi mbi supe
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka uruar Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Instastory, ylli i popit ka ndarë një foto ku shkruhet “Një komb, një flamur, urime festa”.
“Urime festa e pavarësisë”, shkruan Dua Lipa, ndërsa ka ndarë foto me flamurin shqiptar mbi supe.

Kujtojmë se Dua është shumë e lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë.

Ajo, së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, organizon çdo vit në Gërmi festivalin “Sunny Hill”, fitimet e të cilit shkojnë për bamirësi te njerëzit në nevojë.
Gjithashtu, Dua vjen dhe me pushime në Shqipëri gjatë sezonit veror, duke prezantuar para miliona ndjekësve plazhet e detit Jon.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



