E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liri Berisha: Gertin do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi
Lajme

Liri Berisha: Gertin do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi

Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të liderit të opozitës, Sali Berisha, foli për mediat pasi kreu homazhe para trupit të ish-deputetit të ndjerë të PD, Gerti Bogdani.

Berisha shoqërohej nga e bija, Argita Malltezi gjatë këtyre homazheve.

“Me dhimbje të madhe do bëj një ngushëllim sepse asgjë nuk ka vlerë në këto momente se sa jeta e atij që iku.

Në pozicionin e nënës dua të ngushëlloj prindërit në radhë të parë.

Dhe lutem bashkë me ta, të gjejnë forcën për të kapërcyer këtë dhimbje, këtë këputje të rëndë.

Edlirën, para së cilës dalin sot detyra shumë të rënda dhe të vështira për t’i kryer.

Ngushëllime të gjithëve, miqve, shokëve, me të cilët ai bëri një rrugëtim kaq të shkurtër, por të bukur.

Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri, me shumë respekt, me shumë mirësi,” tha Liri Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.