Ministria e Drejtësisë e ka quajtur vendim në kundërshtim me kriteret ligjore, vendimin e dhënë vetëm për lirimin e të dënuarit me burg të përjetshëm, Gert Gjinararin, i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës.

Ai, së bashku me Arben Grorin, vranë në fund të vitit 1997 në një spital në Milano, Naim Zyberin, pasi e kishin plagosur më parë. Sipas autoriteteve italiane, Gjenerali kishte marrë pjesë edhe në plagosjen e Zyberit. Po kështu, dyshohet se ishte ai që kaloi sigurinë në spital, duke e fshehur pistoletën me të cilën u krye krimi, në një tufë me lule dhe duke u thënë efektivëve të policisë italiane se ishte mik i Zyberit. Arben Grori e akuzonte Zyberin për vrasjen e të vëllait të tij, Arturit, në korrik të vitit 1997



