E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohen 4 punonjësit e skandalit të pagave, shitën listën për 20 mijë lekë. Ja çfarë vendosi gjykata
Lajme

Lirohen 4 punonjësit e skandalit të pagave, shitën listën për 20 mijë lekë. Ja çfarë vendosi gjykata

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar për publikimin e listës së pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarëve.

Mësohet se për Eni Qirjako është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për Andi Agarain, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi arrest shtëpie.

Katër punonjesit u arrestuan 3 dite me parë nga policia. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë punonjësit e AKSHI-it, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi janë dy punonjës të kompanive private që i kanë blerë të dhënat e shqiptarëve nga dy specialistët e IT-së tek Tatimet, që ishin të emëruar edhe pranë AKSH-it.

Në një deklaratë për mediat tre dite me pare drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka treguar pistat e hetimit ku është përqendruar deri më tani prokuroria për skandalin e publikimit të të dhënave të pagave të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

 “Pista tjetër e hetimit për t’i shkuar deri në fund jo vetëm për personat që kanë poste shtetërore që kanë shfrytëzuar postin e tyre për ti marrë shfrytëzuar apo shitur por edhe për ata njerëz që kanë krijuar aksesin e pasjes së të dhënave”, tha prokurorja.

Organi i akuzës bën me dije se një specialiste e IT te Tatimet mori pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, i cili ua shiti subjekteve private. Këta dy të arrestuar ishin punonjës të emëruar pranë AKSHI-t, por ndërkohë puna e tyre bazë ishte si specialistë IT-je tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas Imerajt, dy personat që janë punonjës zyrtarë i kanë shitur të dhënat e pagave tek “subjektet private që punonjnë në fushën e përmbarimit me agjenci të ndryshme që këto të dhëna i kanë përdorur për qëllime të tyre apo qëllime të tjera”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.