E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit
Lajme

Lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit

Bëhet fjalë për Ervin Murja e Julian Tapia dhe mesohet se ata u liruan pasi u përfundoi dënimi me afatet e paraburgimit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, pas kërkesës së dy ish-anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave për shuarje të masës së sigurisë.

Ata u arrestuan per shkelje te barazisë ne tendera ne lidhje me një tender me vlerë 87 milionë lekë për ndërtimin e RTSH Agro.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, më 2 qershor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli fajtor Thoma Gëllçin dhe e denoi ate me 1 vite e 4 muaj burg.

Gjithashtu GJKKO vendosi që për 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike. Gëllçi është gjykuar me masën arrest me burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.