Lirohen tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe
Janë liruar 3 efektivët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe. Vendimi për lirimin e tyre është marrë mëngjesin e sotëm (26 qershor) nga Gjykata në Kralevë, raporton Telegrafi.com.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u kapën nga forcat serbe më 14 qershor dhe u dërguan në paraburgim në Kralevë.
Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.
Gjithashtu kërkesën për lirimin e tre policëve e bënë edhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



