E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohet nga burgu i shumëkërkuari Ibrahim Lici
Lajme

Lirohet nga burgu i shumëkërkuari Ibrahim Lici

Një muaj më parë, policia shqiptare njoftoi plot bujë arrestimin e shtetasit Ibrahim Lici në Stamboll.

Por pasi e mbajtën një muaj në paraburgim, autoritetet turke kanë vendosur ta lënë të lirë.

Mediat raportojnë se Ibrahimi, i shumëkërkuari i autoriteteve shqiptare, është lënë i lirë, por me vendimin për të mos u larguar nga Turqia deri në përfundim të hetimeve. Seanca gjyqësore ndaj tij është mbajtur një ditë më parë, por autoritetet shqiptare thuhet se nuk janë në dijeni edhe pse kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Ibrahim Lici dyshohet se është autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër në maj 2021, dhe ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin Endri Mustafa.

Por familjarët e të arrestuarit dhe viktimës kanë mohuar deri më tani përfshirjen e tij në ngjarjen e rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.