E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liroi  ‘Baronin e drogës’, KLD urdhëron hetim për gjyqtarin Petraq Curri
Lajme

Liroi ‘Baronin e drogës’, KLD urdhëron hetim për gjyqtarin Petraq Curri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjykatësin Petraq Curri, që liroi të ashtuquajturin nga mediat italiane si ‘Zoti i drogës’, Alket Hatiajn, duke rrëzuar prokurorinë e Durrësit.

Alket Hatiaj është dënuar 20 vjet për trafik droge në Itali dhe u arrestuar pak ditë më parë për arsye ekstradimi drejt Italisë por u lirua nga Gjykata.

KLD caktoi 2 inspektorë të kontrollojnë dosjen e Hatiajt, të cilët do të shkojnë në Gjykatën e Durrësit për të kryer hetime. Në përfundim të këtyre hetimeve do ketë raport final nga inspektorët.

Nisja e hetimit u kërkua nga ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi. Në vendimin për lirimin e Hatiajt, gjykatësi Petraq Curri arsyetoi se ai e kishte kryer dënimin në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.