E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liroi nga burgu Lul Berishën, digjen dy ‘Benzat’ e gjyqtarit të Elbasanit
Publik News

Liroi nga burgu Lul Berishën, digjen dy ‘Benzat’ e gjyqtarit të Elbasanit

Dy makina tip Mercedes Benz në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni janë shkruambuar nga flakët mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën pranë stadiumit kombëtar “Elbasan Arena”, ndërsa dy makina tip Mercedes Benz ishin në pronësi të Arben Vrionit. Një prej mjeteve përdorej nga vetë Vrioni dhe tjetri nga bashkëshortja e tij, e cila punon në Bashkinë e Elbasanit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por duke parë pamjet nga vendngjarja dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi të dy mjetet kanë qenë të parkuar anës rrugës dhe në distancë të largët nga njëri-tjetri.

Kujtojmë se, ish-kryetari i Gjykatës së Elbasanit Arben Vrioni, njëherësh anëtar i Gjykatës së Durrësit u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë në dhjetor të vitit 2016 pasi liroi para kohe nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, raporton newsbomb.al. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2019 Arben Vrioni doli në Vetting ku nuk mundi të justifikonte dot pasurinë dhe u shkarkua nga detyra si gjyqtar.

Subjekti Arben Vrioni rezultoi me pasuri të pajustifikuar në vitet 2009 dhe 2010, përkatësisht në shumat 3.9 milionë lekë dhe 1.9 milionë lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsumit vjetor. Gjatë këtyre dy viteve, subjekti ka mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Britaninë e Madhe, të deklaruara në vlerën 43 mijë Pound.

Në vitin 2009, subjekti deklaron se ka marrë hua nga baxhanaku në SHBA 25 mijë Pound, para këto të derdhura për llogari të vajzës për studime në Uells. Megjithatë, është e paqartë nëse llogaria e vajzës është përdorur për shlyerjen e shpenzimeve të shkollimit apo jo.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë të subjektit Arben Vrioni, është identifikuar dhe një depozitë prej 26 mijë dollarësh, e deklaruar në vitin 2003 me burim “dhuratë nga nëna”.

Pamje nga vendngjarja:
Screenshot_7_copy_copy.jpg
Screenshot_8_copy_copy.jpg
Screenshot_9_copy_copy.jpg
93687103_556577968604205_7314999173957287936_n.jpg
94104870_787137738361139_4600845400713199616_n.jpg
93695724_2281553502147647_5318057372382396416_n.jpg
93518752_264832817877777_3618561988998725632_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.