Lisbonë! Liverpuli hedh një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions-it
Mbrëmje spektakolare në Lisbonë! Benfika rezultoi një “kafshatë e lehtë” për Liverpulin e Jyrgen Klop, që arriti të triumfonte me rezultatin 1-3 në transfertë duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.
Konate ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 18-të, ndërkohë që Mane, dyfishoi shifrat në të 34-tën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-2 të anglezëve.
Benfika provoi ta rihapte sfidën duke realizuar në minutën e 49-të me sulmuesin Nunez, por vetëm kaq, pasi Luiz Diaz, vulosi gjithçka në të 87-tën, duke shënuar golin e tretë, pas një kundërsulmi vrastar. Një triumf mëse i merituar ky i skuadrës së Jyrgen Klop. Sfida e kthimit në “Anfield” pritet të jetë një formalitet.
FT: BENFIKA-LIVERPUL 1-3
Nunez 49′ / Konate 18′, Mane 34′, Luiz Diaz 87′
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



