E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista e përbashkët/ Kryemadhi i kthehet Gaz Bardhit: Mashtrim pervers
Lajme

Lista e përbashkët/ Kryemadhi i kthehet Gaz Bardhit: Mashtrim pervers

Në Open në Top Channel, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se PD i ka ofruar 15 mandatë LSI-së për të dalë në një listë të vetme, në mënyrë që të maksimalizonin votën. Sipas Bardhit kjo nuk është pranuar nga LSI e cila pretendonte se do merrte 34 mandate e vetme.

Pas kësaj deklarate në Open ka ardhur edhe reagimi i Monika Kryemadhit. Në një status në Facebook, Kryemadhi hodhi poshtë deklaratën e Bardhit. Këtë deklaratë ajo e quan mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

Statusi i plotë i Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.