E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lista/Lorenc Vangjeli,Marin Mema, këshilltarja e Ramës dhe ish-deputeti i PS , anëtarët e rinj  në Bordet e Universiteteve
Politikë

Lista/Lorenc Vangjeli,Marin Mema, këshilltarja e Ramës dhe ish-deputeti i PS , anëtarët e rinj në Bordet e Universiteteve

 

Univerisiteti Politeknik i Tiranes

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka publikuar në faqen e saj zyrtare Listën Emërore të rinj të Bordeve të Administrimit dhe përfaqësues të MASR-it në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) publike.

Ndër emrat e përzgjedhur në anëtarësinë e Bordeve të Administrimit dhe të përfaqësisë së studentëve të Universiteteve publike, bie në sy disa emra të njohur të gazetarisë dhe kulturës shqiptare, si: Lorenc Vangjeli, Marin Mema, Enrik Mehmeti apo Bujar Kapexhiu.

Në Universitetin e Korçës ‘Fan Noli’, përfaqësus të Ministrisë së Arsimit janë vendosur Ilir Mehmeti, Mikel Vllahu dhe Egra Ibrahimi.

Në Universitetin e Shkodrës , ‘Luigj Gurakuqi’, janë vendosur Odeta Barbullushi, Dorina Kripa dhe Namik Kopliku.

Në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’ si përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit të universitetit janë përzgjedhur Shyqyri Hysi, Florinda Gjergji dhe Suela Shpuza.

Në Universitetin e Vlorës ‘Ismail Qemali’, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bord, janë zgjedhur Ervis Mocka, Raimonda Sinoimeri dhe gazetari i njohur nga Vlora Enrik Mehmeti. Si përfaqësues të studentëve në këtë universitet, është zgjedhur Anjeza Shiko.

Në Universitetin e Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’ (UAMD), 3 përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit të universitetit janë zgjedhur Helena Papa, Ilirjana Nano dhe Oltjon Rrumbullaku.

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përzgjedhur Fran Gjini, Arta Dollani dhe Pjetër Guralum, ndërkohë bie në sy se si përfaqësues i studentëve në Bordin e këtij universiteti, është zgjedhur gazetari i njohur Marin Mema.

Në Universitetin e Arteve në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit, janë përzgjedhur Risena Xhaja, Aida Martiri dhe gazetari e analisti Lorenc Vangjeli. Si përfaqësues të studentëve në Bordin e këtij universiteti, është përzgjedhur aktori i njohur dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu.

Në Universitetin e Sporteve ‘Vojo Kushi’ në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit janë përzgjedhur Donjeta Hasko, Redin Jegeni dhe Hysen Domi, ndërsa në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT), përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit janë vendosur Arben Dhima, Irida Vejsiu dhe Alba Thoma.

IAL.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.