E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Listë e re me politikanët e biznesmenë non-grata, SHBA paralajmëron: Kush e ka radhën pas Berishës?
Lajme

Listë e re me politikanët e biznesmenë non-grata, SHBA paralajmëron: Kush e ka radhën pas Berishës?

Shqipëria pritet të ketë një listë të re me zyrtarë, politikanë dhe biznesmenë non-grata që pritet të shpallen nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo është bërë e ditur në takimin që zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Zyrtari i Lartë i DASH ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Mësohet që  Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës shqiptare, përpos atyre që janë shpallur tashmë.

 “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”, mësohet se është biseduar në takimin mes Escobar dhe Bashës.

Tashmë DASH po ndërmerr hapin e dytë pas shpalljes në maj të Sali Berisha dhe pjesëtarëve të familjes së tij si “non-grata”. Por kësaj here kush do ta ketë radhën?

Qeveria amerikane po zbaton urdhrin e nxjerrë nga presidenti amerikan Joe Biden për të ndëshkuar të korruptuar dhe ndëshkuar korrupsionin, duke e cilësuar si një kancer.

Ardhja e zyrtarit të lartë të DASH, të emisarit të Biden për Ballkan, mbartte mesazhi jo vetëm për paralajmëruar demokratët se PD-ja nuk ka të ardhme me Berishën si kryetar i kësaj, duke i dhënë mbështetje Bashës, që e cilësoi si lider të opozitës, por edhe se shpejti do të ketë një listë të dytë të personave “non-grata”.

Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit ku shënjestëroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.