Lituania nis në Hagë kërkesën për hetimin e Rusisë: Kanë kryer krime kundër njerëzimit
Qeveria e Lituanisë ka njoftuar se do t’u kërkojë prokurorëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës të hetojnë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Ukrainë.
Lajmin e bëri publik kryeministrja Ingrida Simonyte, e cila gjatë takimit të kabinetit qeveritar këtë të hënë deklaroi se Lituania ka grumbulluar prova mjaftuesshëm që ta nisë një kërkesë të tillë.
“Ka materiale të reja që vijnë çdo ditë, por ne kemi mjaft prej tyre deri më tani për të paraqitur kërkesën,” tha kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte në një takim të kabinetit televiziv.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



