Situatë e tensionuar te Unaza e Re.
Banorët e Astirit po përplasen fizikisht me policinë ndërsa ish-deputeti i PD Klevis Balliu është shoqëruar nga uniformat blu në furgonin e efektivëve.
Balliu, i tensionuar ka nxjerrë gjysmën e trupit nga xhami i pasmë i furgonit, me dy gishtat lart duke bërtitur: ‘Liri Demokraci, liri demokraci’. Shkak i përplasjes është bërë bllokimi i rrugës nga ana e banorëve të cilët kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të shkonte aty dhe t’u jepte një përgjigje. “Ne nuk i lirojmë shtëpitë tona. Nuk ikim. Protesta jonë është legjitime’, u shprehën qytetarët e Astirit.
Pamjet tregojnë situatën tejet të rënduar që vazhdon me konfrontime fizike mes banorëve e policisë.







