E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE- Gaz lostjellës para Kuvendit, ujë me presion te Pedonalja. Ç’po ndodh në protestë
Politikë

LIVE- Gaz lostjellës para Kuvendit, ujë me presion te Pedonalja. Ç’po ndodh në protestë

 

Pas gati dy orësh marshimi protestë dhe rrethimit simbolik të Kryeministrisë dhe më pas Parlamentit është shënuar perplasja e pare polici-protestues.

Protestuesit kane tentuar te cajne kordonin policor, per te hyre brenda rrethimit te Kuvendit, por jane perballur me gazin lotsjelles te policise.

gazi1

Ora 14:03

Gaz lotsjelles drejt protestuesve qe tentojne te cajne kordonin per te hyre ne Parlament, nderkohe qe situate e tensionuar edhe te Pedonalja. Mbi protestuesit aty po hidhet uje me presion. Protestuesit pergjigjen me gure e sende te forta.

Ora 13:52

Shperndahen me uje me presion protestuesit qe ishin pozicionuar ne pjesen e Pedonales, nderkohe qe nje pjese tjeter e protestuesve vijojne te qendrojne para Kuvendit.

1

Ora 13:46

Vijon “beteja” protestues-polici para Kuvendit te Shqiperise. Protestesit hedhin sende te forta dhe tentojne te cajne kordonin, policia i pergjigjet me gaz lotsjelles.

forcat speciale1forcat speciale

Nderkohe mberrijne permes Pedonalet makinat me forcat speciale, per te nderhyre ne rast tensionimi te metejshem te situates.

Ora 13: 34

makina

Autobotet me uje te vendosura fillimisht pas kryeministrise, jane afruar para Parlamentit per te nderhyre ne rast se protestuesit do te tentojne serish te cajne kordonin e policise.

Ora 13:33

Dy protestues ndihen keq dhe shtrihen pertoke si pasoje e gazit lotsjelles. Protestues te tjere i kane shkruar ne ndihme, duke i dhene uje.

 ORA 13:22

Tensionohet situata para Kuvendit te Shqiperise. Protestuesit perleshen me policine, teksa tentojne te cajne rrethimin dhe te futen brenda Parlamentit.

gaz

Policia ka reaguar me gaz lotsjelles e pas kesaj protestuesit jane shperndare. Protestuesit kane hedhur gure e sende te tjera drejt policise dhe Kuvendit te Shqiperise.

gaz2gaz3gaz4

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.