(LIVE)- “Ik sa nuk është vonë”, protestuesit rrethojnë sërish Kryeministrinë
Nje proteste marshim duket se do te jete e sotmja perballe Kryeministrise. Pasi u mblodhën përballë Kryeministrisë, protestuesit nisën një marshim rreth godinës së Qeverisë, nderkohe qe demokrati, ish-deputeti, Flamur Noka, zbuloi se do te vijohet serish me nje marshim rrethues te godines ku qeveris krimi.
Ora 12:04
Nis marshimi i dyte rrethues i Kryeministrise. “A e vazhdojme, a e mbajme te rrethuar, vazhdojme, me ndiqni”, ka ftuar serish Flamur Noka, protestuesit.
Ora 11:56
Ne marshimin rreth kryeministrise, protestuesit kane tentuar te kalojne edhe ne pjesen e mbrojtur me gardh rrethues,por nuk jane lejuar nga policia. Protestuesit e kane rrezuar gardhin rrethues, sikunder mund ta shihni ne foto.



Ora 11:48
Të gjithë bashkë, kanë rrethuar simbolikisht Kryeministrinë, kanë dalë në anë të Piramidës për t’u rikthyer sërish në Bulevard.


Ora 11:39
Ka nisur me fjalen e ish deputetit demokrat Flamur Noka, protesta e opozites se bashkuar para Kryeministrise.
“Ky është një marshim protestë, marshimin revolte ndaj kryebanditit, Rama IK, populli ka forcë, Rama ti nuk i përfaqëson dot më shqiptarët më, na ndiqni vëllezër. E morët vesh apo jo, na ndiqni, na ndiqni”- tha Noka, duke ftuar protestuesit te marshojne per te rrethuar Kryeministrine.
Fjala e Nokes
Të tregojmë se dimë të protestojmë. Të ju tregojmë se përfaqësojmë vlerat tuaja, vlerat e qytetrimit. Ne do të marshojmë, kjo protest do të jetë marshim.
Përshëndetje vëllezër dhe motra. Qytetarë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Kjo është protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia. Kjo është shenjë e revoltës më të madhe popullore ndaj një regjimi. Rama ik!!
Rama ik, se nuk përballon revoltën e popullit ndaj teje dhe bandës tënde.
Ne sot po bëjmë një muaj nga dita kur ju qytetarët e Shqipërisë, populli shqiptar, vendosi të shkruajë historinë e vet. Është dita kur këto zyra, ky kryebandit që është i strehuar aty mori një mesazh. Dhe mesazhi çdo ditë e më shumë kumbon “Rama ik, Rama ik”.
Rama ik, se ti nuk mundesh të rrish më në atë karrige. Ti mund të ikësh kudo, por je i rrethuar, kudo që të shkosh, je i rrethuar nga revolta e popullit tënd. Je i rrethuar nga përbuzja e qytetarëve të tu, që i ke shkelur, i ke dhunuar dhe i ke varfëruar. Rama ik!
Vëllezër e motra, kjo protestë do të jetë marshim. Na ndiqni! Do të jetë marshim, sepse ne do të tregojmë se dimë të protestojmë,
Rama ik, Rama ik!
Na ndiqni! Na ndiqni në këtë marshim proteste, në këtë marshim revolte ndaj bandës dhe korrupsionit, ndaj kryebanditit.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Populli ka folur! Rama ik!
Nuk përfaqëson dot ti shqiptarët më.
Rama ik! Rama ik! Rama ik!
Na ndiqni, na ndiqni vëllezër!
Rama ik! Rama ik!
Koha e fjalëve ka mbaruar. 16 shkurti ishte dita kur koha e fjalëve mori fund. Është koha e veprimit qytetar, Rama ik, Rama ik.
Na ndiqni, e morët e vesh apo jo?!
Marshim proteste!
Do të marshojmë, protest ndaj bandës.
Përpara!
Ora 11:10
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe simpatizantët që ishin grumbulluar në selinë e PD-së janë bashkuar me protestuesit të cilët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me përkrahësit e saj i janë bashkuar mitingut para Kryeministrisë, që ndryshe nga herët e tjera është mbushur me protestues edhe në krahun e sheshit Nenë Tereza.
Me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë, protuestit e therritur nga opozita e bashkuar kanë filluar të gumbullohen tashme, në pritje te nisjes se protestes masive para Kryeministrise.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



