LIVE/ Pjesëmarrja në votime, KQZ publikon të dhënat e reja! Shkon në 45.48 % numri i votuesve në gjithë Shqipërinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 18:00 kanë votuar 45.48 për qind në rang vendi.
Deri në orën 18:00 kanë raportuar të dhënat 1967 qendra votimi nga 5199 në total.


Ndërkohë na ndajnë pak minuta deri në mbylljen e procesit të votimit, që zyrtarisht përfundon në 19:00.
****
LIVE/ Pjesëmarrja në votime, KQZ publikon të dhënat e reja! Shkon në 43.6 % numri i votuesve në gjithë Shqipërinë-(TABELA)
Ka shkuar deri në 43.6 pjesëmarrja në rang vendi e qytetarëve në procesin e votimit deri në orën 17:00.

Deri më tani kanë raportuar të dhënat 1596 Qendra Votimi nga 5199 që janë në total në të gjithë vendin.
****
LIVE/ Pjesëmarrja në votime, KQZ publikon të dhënat e reja! Shkon në 41.24 % numri i votuesve në gjithë Shqipërinë-(TABELA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e votuesve në rang vendi, ku deri në orën 16:00 raportohet një pjesëmarrje 41.24 për qind.

Deri më tani kanë raportuar të dhënat 2537 qendra votimi nga 5199 që janë në total. Sjellim në vëmendje që orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit në mbarë vendin është ora 19:00.
****
LIVE/ Pjesëmarrja në votime, KQZ publikon të dhënat e reja! Shkon në 40.9 % numri i votuesve në gjithë Shqipërinë-(TABELA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 ka qenë 40.9 për qind.

Në një deklaratë për media zëdhënësja Drilona Hoxha tha se situata deri më tani vazhdon të jetë e qetë.
“Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problematikë. Situata vazhdon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra votimi që kishte pezullime të përkohshme tashmë procesi i votimit vazhdon. Situata është mëse e qetë.
Sa i përket pjesëmarrjes, që u sqarua edhe në daljen e komisionerit, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komsionerët dhe operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat jo vetëm për përqindjen e pjesëmarrjes në qendrat e votimit, por edhe mbi ecurinë në qendrat e votimit”, tha Hoxha.

***
Rezultati i pjesmarrjes deri ne oren 15:00

UPDATE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 15:00 ka shkuar në nivelin e 38.13 %.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, shihet se deri tani pjesëmarrja më e madhe e votuesve me 43.40 % në Qarkun e Dibrës, ndjekur nga Qarku i Tiranës me 43.07 %, më pas Qarku i Elbasanit me 40.38 % dhe Kukësi me 39.84 %.

*****
Ora 14:00

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 14:00 ka shkuar në nivelin e 35.68 %.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe me 41.13% është raportuar në Qarkun e Dibrës, dhe në Qarkun e Tiranës, 39.60 % ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 37.38 %.
Ora 13:00
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 31.87 %.
Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.
Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 35% është raportuar në Qarkun e Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit, 38%.
KQZ raporton se në Qarku i Gjirokastrës kanë votuar 24.64%.

********************
Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00, është 20,12%.
Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte 20.12 %.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 10:00 ishte 7.77 %.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 09:00 ishte 7.77 %.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



