E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIVE/Ja çfarë po ndodh tani poshtë zyrave të Edi Ramës…
Lajme

LIVE/Ja çfarë po ndodh tani poshtë zyrave të Edi Ramës…

Disa qindra qytetarë po protestojnë para zyrës së Kryeministrit Edi Rama në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Shoqëria civile po proteston kundër arrestimeve të kryera nga policia pas protestës së 31 marsit në Kalimash ku qytetarët e Kukësit kundërshtuan vendosjen e tarifës në rrugën e Kombit.

Kjo është një protestë kundër arrogancës, kundër dhunës, kundër kërbaçit të atyre që sa janë në opozitë i puthin dorën popullit, ndërsa kur vijnë në pushtet i marrin edhe bukën e gojës së fëmijëve, u shprehën organizatorët e protestës.

“Më arrestoni edhe mua sot”, ishin pankartat që mbaheshin në duar nga protestuesit, duke u solidarizuar kështu me qytetarët kuksianë të arrestuar vetëm pse protestuan kundër vendosjes së tarifës dhe taksave në rrugën e Kombit.

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.