E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Liverpooli thyen rekordin e klubeve të Premierligës me marrëveshjen e re
Publik News

Liverpooli thyen rekordin e klubeve të Premierligës me marrëveshjen e re

Partneriteti i tyre me markën amerikane të sportit dhe këpucëve do të fillojë në 1 qershor 2020.

“Nike” do të furnizojë me uniforma ekipin e parë, atë të femrave, skuadrat e akademisë, stafin e stërvitjes dhe Liverpool FC Foundation.

Marrëveshja e Liverpoolit me “Nike” i jep mundësi “The Reds” të thyejnë rekordin e klubeve të Premier League-s, që mbahej nga Manchester United nga marrëveshja me Adidas (75 milionë paundë në vit).

Real Madridi (98 milionë paundë) dhe Barcelona (100 milionë paundë) janë skuadrat e vetme të futbollit europian që do të fitojnë më shumë se Liverpooli përmes sponsorizimit të uniformave.

Sponsorët aktualë  të “New Balance”, që kanë furnizuar me uniforma “The Reds” që nga viti 2015, bënë të pamundurën për të ruajtur partneritetin e tyre me Liverpoolin, por klubi ka vendosur të ndërpresë lidhjet me kompaninë me bazë në Boston.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni klubet që fitojnë më shumë nga kontratat e partneritetit.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.