E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kamzë, arrestohet 31-vjeçari që grabiti bizneset
Lajme

Kamzë, arrestohet 31-vjeçari që grabiti bizneset

Policia ka vendosur në pranga një  31-vjeçari i cili grabiti disa biznese në Kamzë.

I riu mësohet se ka grabitur mjete të ndryshme pune që janë sekuestruar nga uniformat blu. 

auto_auto_auto_auto_arrestimi-korce1660228206166159913716633527751674720066

“U kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura”, njofton policia.

Dyshohet se i riu mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi mjete të ndryshme pune, në disa biznese në Kamzë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen disa nga mjetet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore se një shtetas, në mënyrë të përsëritur, vidhte mjete pune, në Kamëz, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të shtetasve A. K. dhe A. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.