E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshaj firmos lëvizjet e para në Polici, rikthehet Drejtori i shkarkuar nga Saimir Tahiri
Lajme

Lleshaj firmos lëvizjet e para në Polici, rikthehet Drejtori i shkarkuar nga Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka firmosur dy urdhra për zëvendësime të rëndësishme në radhët e krerëve të Policisë së Shtetit.

Sipas urdhrit te Lleshajt, “Drejtues i Lartë, Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë, Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”.

Karriera

Drejtuesi i Lartë, Tonin Vocaj aktualisht ka mbajtur postin e pedagogut pranë Akademisë së Sigurisë.

Vocaj ka qenë ndër drejtuesit më të suksesshëm të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë që deri në vitin 2014, ai kishte postin e Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Asokohe Vocaj është liruar nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Ndërkohë që sot, Vocaj është rikthyerën detyrë që ka mbajtur 4 vite më parë, me urdhër të Sandër Lleshajt.

Ndërsa lëvizja tjetër e ditës së sotme ka qenë ajo e Eduart Merkajt.

Ky i fundit ka patur deri më sot postin e Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, por kjo detyrë iu besua sot, Tonin Vocajt.

Ndërsa Eduard Merakaj, do të jetë, drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në  Policinë e Shtetit.

Funksion që e ka ushtruar si detyrë të dytë,  Zv. Drejtoresha e Përgjithshëm Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.

Merak ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Vocaj-Merakj

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në  Policinë e Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.