E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshaj i përgjigjet Berishës dhe bën apel: Kujdes të shtuar ndaj…
Politikë

Lleshaj i përgjigjet Berishës dhe bën apel: Kujdes të shtuar ndaj…

Ministri i Brendshem, ka reaguar ashper pas denoncimit te bere nga ish-kryeministri Berisha, qe mengjesin e sotem shkruajti ne faqen e tij ne FB se nje badigard i Rames ka nderruar jete ne incidentin e Librazhdit, dhe policia po e fsheh ngjarjen. 

 

Pas sqarimit zyrtar te dhene nga MB qe e cilesoi teresisht te pavertete nje gje te tille, ministri Lleshaj ben thirrje per mediat dhe qytetaret te bejne kujdes te shtuar ndaj  dezinformimit të qëllimshëm si ky bllof i turpshëm.

Postimi i ministrit Lleshaj

Mediat dhe qytetarët janë të ftuar për kujdes të shtuar ndaj dezinformimit të qëllimshëm si ky bllofi i turpshëm, që u pa qartësisht sot dhe që pason të njëjtën tentativë kriminale për të mashtruar shqiptarët pas protestës së datës 2 qershor, kur u tentua t’i faturohej Policisë një vepër kriminale e kryer nga vetë protestuesit.

Reagim i Ministrisë së Brendshme

Ministria e Brendshme nuk angazhohet në përgënjeshtrimin publik të insinuatave apo lajmeve të rreme që publikohen nëpër rrjetet sociale.

Por kur media të caktuara, që pretendojnë seriozitet dhe përgjegjshmëri publike, bëhen zëdhënës të tyre, Ministria e Brendshme e quan me dobi publike reagimin.

MB hedh poshtë me neveri insinuatën e turpshme të publikuar sot në disa media për kinse humbje jete apo plagosje të truprojeve të Kryeministrit gjatë provokimeve nga disa protestues të Partisë Demokratike në Librazhd, më datë 13.06.2019.

Nuk ka pasur kurrfarë problemi për jetën dhe shëndetin e truprojeve të Kryeministrit gjatë veprimtarisë së zhvilluar në Librazhd, apo në qarqet e tjera të vendit gjatë këtyre ditëve.

Ministria e Brendshme fton median e përgjegjshme dhe opinionin publik që të jenë shumë të kujdesshëm me insinuata të kësaj natyre haluçinante, të cilat kanë shpesh herë të njëjtin burim dezinformimi dhe që synojnë vetëm një gjë: krijimin e një klime pasigurie dhe paqartësie në vend.

MB i kujton opinionit publik se nga i njëjti burim, që ka publikuar së pari insinuatën e sotme, vetëm përpara pak ditësh, u përhapën trillime monstruoze që synonin të kompromentonin Policinë e Shtetit dhe t’i ngarkonin asaj paturpësisht përgjegjësinë për goditjen e dy protestuesve gjatë protestës së datës 2 qershor 2019, të cilat, siç u provua botërisht, kishin ardhur nga protestues të tjerë.

MB fton mediat që kanë publikuar këtë insinuatë kaq flagrante dhe në shpërfillje të plotë të parimeve profesionale të gazetarisë që të distancohen nga praktika të tilla, që të përgënjeshtrojnë njoftimin e dhënë dhe të marrin masa që në të ardhmen të mos ndodhin më raste të ngjashme dezinformimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.