Lleshaj: Kush vret me virus të ndëshkohet si ai që vret me armë
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për ndryshimet në Kodin Penal.
Lleshaj tha se Shqipëria ka pamjaftueshëmri ligjesh në lidhje me masat në kohë pandemie, prandaj Kuvendi është mbledhur sot në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
Ministri tha se duhet të dënohet njësoj, si ai që vret me armë dhe ai që vret me virusin.
“Kemi pamjaftueshmëri ligjesh për të tilla pandemi, prandaj jemi mbledhur sot në këtë kohë të jashtëzakonshme.
Sot kemi ardhur në një situatë kur gjendja ka ardhur në nivel inkurajues, dhe kërkohet të kalohet në nivelin kur të lehtësohen masat, por lidhet me rrezikun se sëmundja mund të përhapet.
Në 40 ditë shqiptarët kanë paguar një çmim të madh, kanë sakrifikuar jetën sociale, dhe ka gjeneruar një faturë të jashtëzakonshme.
Ndryshimet në Kodin Penal synion që : personat të cilët kundërshtojnë vendime të marra nga organet shtetërore duhet të ndëshkohen.
Pjesa më e madhe e qytetarëve u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së autoriteteve.
Fryma e ndryshimit në Kodin Penal është të parandalojmë personat që mund të përhapin sëmundjen.
Kush vret me armë me pistoletë ndëshkohet rëndë, edhe kush vret me virus do të ndëshkohet”, tha Lleshaj ndër të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



