Lleshaj ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro
Akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit i është përgjigjur sot Ministria e Brendshme, e cila sqaron procedurën që po ndiqet për tenderimin dhe theskon se: “përgënjeshtrojmë çdo pretendim, në lidhje me procedurën dhe afatet e saj, si dhe garantojmë, se përzgjedhja e fituesit do të realizohet në përputhje me parimet e mosdiskriminimit, transparencës dhe barazisë në trajtimin e kërkesave dhe detyrimeve ndaj operatorëve ekonomik”.
Por PD, ka reaguar sërish duke hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, lidhur me tenderin për këto uniforma.
“Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëve”, shkruan Pelinku.
Reagimi i plotë:
Sandër Lleshajt iu deshën 24 orë për të reaguar për tenderin korruptiv të uniformave të policisë, por në vend të fakteve, sulmoi opozitën.
Ministri i tenderit hajdut 30 milionë euro, që bën vetëm propagandë dhe sulmon opozitën, nuk përgjigjet dot pse zgjodhi të eliminojë garën e ndershme, duke përgjysmuar afatin për pjesëmarrjen në tender. Sandër Lleshaj nuk ka gojë të flasë as për të shpjeguar pse tani ka vendosur procedurën e kufizuar, ndërsa vetëm pak muaj më parë, lejoi procedurën e hapur.
Tenderi 30 milionë euro i uniformave të policisë nuk është një tender i jashtëzakonshëm, që kërkon materiale të ndërlikuara, siç e ka keqpërdorur parashikimin ligjor Sandër Lleshaj.
Janë pantallona, xhaketa, këpucë dhe gjëra të tjera të zakonshme të uniformës së policit, që gjenden lehtësisht në treg, që mund të prodhohen nga mijëra kompani shqiptare dhe të huaja, qoftë edhe “me specifikime e standarde të veçanta”- siç belbëzon Sandër Lleshaj, i kapur në flagrancë me 30 milionë euro tender korruptiv.
Kjo është fara më e keqe e politikanëve. Është kjo farë që na grabit, na dhunon dhe na kërkon të heshtim për krimet e tyre. Një përpjekje e çuar dëm, sepse opozitës dhe qytetarëve nuk ia mbyll dot gojën as me gaz, as me kërcënime me gjyq. Një gjë është e sigurt, se paratë nga tenderi korruptiv 30 milionë euro do të gjurmohen, do të zbulohen, do t’i sekuestrohen farës së keqe si Sandër Lleshaj dhe do t’u kthehen shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



