E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Lleshi’/ Presidenti duhet të shohë nëse ministri është agjent i shërbimeve të huaja apo e krimit …
Politikë

‘Lleshi’/ Presidenti duhet të shohë nëse ministri është agjent i shërbimeve të huaja apo e krimit …

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka komentuar edhe përplasjen mes presidentit dhe kryeministrit sa i përket mosdekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Basha deklaroi nga studio e ‘Real Story’ që presidenti para se të dekretojë ministrin duhet të shohë nëse është pjesë e agjenturave të huaja apo e krimit të organizuar.

Ndërkohë që ka deklaruar se pak rëndësi ka emri i ministrit të brendshëm, pasi ai aty do të jetë nën urdhrat e Ramës për të mbuluar krimin.

‘Presidenti duhet te shohë, nëse ministri është agjent i shërbimeve te huaja apo i lidhur me krimin e organizuar

Politikisht nuk ka rëndësi së kush do të vijë Ministër i Brendshëm. I gjithë debati ekspozon mungesën e institucioneve, se gjyqtarë kushtetues nuk kemi, por bëjmë të gjithë si gjyqtarë kushtetues. Rëndësi ka qe ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kjo është pjesë e krizës, ku ndodhet vendi.  Përsa kohë ministri duhet të dekretohet nga presidenti, nuk ka dyshim që presidenti ka kompetenca kushtetuese substancive për të verifikuar psh se nuk është agjent i shërbimeve të huaja, se nuk është i lidhur me krimin e organizuar. Po ky është mendimi im personal dhe nuk ka rëndësi.  Lleshi apo dikush tjetër, Ministria e Brendshme është në dorën e Edi Ramës, i cili ka një interes: të mbrojë Dakon, Tahirin, Xhafajn, që është i përfshirë në aferen e vëllait të tij, Ballën, Ardi Veliun’, deklaroi Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.