E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Logo e demokratëve është vetëm PD”- Bardhi sulmon Berishën: Është shtojcë e LSI në koalicionin “non grata’!
Lajme

“Logo e demokratëve është vetëm PD”- Bardhi sulmon Berishën: Është shtojcë e LSI në koalicionin “non grata’!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit, duke e akuzuar se “Sali Berisha po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI”.

“Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!”, thekson Bardhi në reagimin e tij.

Sot Berisha lajmeroi se ne zgjedhjet e pjesshme vendore tee 6 marsit kandidatet e dale nga Primaret do te garojne ne koalicion me LSI-ne. Madje Berisha tha se ne diten qe do te firmoset marreveshja e koalicionit do te prezantohet edhe logoja nen te cilen kandidatet do regjistrohen ne KQZ.

REAGIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.