E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Loja me rusët”/Drejtori i komanduar i SHISH Helidon Bendo, përgënjeshtron dhe kryeministrin Rama
Publik News

“Loja me rusët”/Drejtori i komanduar i SHISH Helidon Bendo, përgënjeshtron dhe kryeministrin Rama

Drejtori i propozuar dhe i komanduar nga kryeministri Edi Rama në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), Helidon Bendo, për herë të pare ka folur në Kuvend mbi informacionet që zotëron institucioni që ai drejton, në lidhje me veprimtarinë e  agjentëve sekretë rus në Shqipëri dhe ndikimin, që ka vendi i Putin mbi politikën shqiptare.

Ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në një seancë me dyert të mbyllura, Bendo, gjatë raportimit për punën 1 vjeçare të SHISH i është përgjigjur edhe interesimit të deputetëve, për “rrezikun rus” në vendin tonë.

Gjatë seancës së gjatë Bendo ka përgënjeshtruar gjithë aksionin politik të Ramës dhe eksponentëve të shumtë të Rilindjes, të cilët synojnë “të gjejnë” infiltrtim rus në opozitën shqiptare dhe madje deri te vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Pas një shkrimi të revistës amerikane “Mather Jones”, për mënyrën se si janë paguar paratë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA dhe një takimi të shkurtër, plus foto, të Bashës me presidentin Trump, vetë Rama i shoqëruar me një kor të përditshëm nga krerët e PS-së ngritën një furtunë të tërë, për të ekspozuar Bashën dhe opozitën si “të kapur nga rusët”.

Butaforia e këtij skenari qesharak arriti deri aty, sa që edhe blerja e këshilltarëve të LSI u bë me “motivacionin rus”!

Po vetë kreu i shërbimit sekret shqiptar, i vendosur në krye të tij nga Rama, dje ka përgënjeshtruar gjithë këtë tymnajë të ngritur nga Rilindja.

““Nuk na rezulton, që ka ndikim rus në partitë politike shqiptare”, ka deklaruar prerë Helid Bendo përpara deputetëve të Komisionit të Sigurisë,  shumë prej të cilëve Edi Rama i ka nxjerrë çdo ditë përpara publikut, për të lexuar konspiracione, me “opozitë të blerë nga rusët”.

Ndërkohë për çështjen e nxehtë të momentit, atë të dëbimit nga qeveria shqiptare të dy diplomatëve rus nga vendi ynë, kreu i SHISH tha se çdo gjë është bërë, “në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për situatën e krijuar me Rusinë”.

Për sa i përket veprimtarisë së Rusisë në Shqipëri dhe përpjekjeve për të shtrirë ndikimin në vendin tonë, Bendo pranoi se shërbimi sekret shqiptar ka indentifikuar dhe po monitoron disa shoqata të dyshimta, që veprojnë në Tiranë dhe qytete të ndryshme në vendin tonë.

“Shërbimet sekrete kanë skeduar një sërë shoqatash, të cilat bëjnë propagandë ruse në Shqipëri. Këto shoqata, të cilat financohen nga Rusia dhe që mësojnë gjuhën dhe traditën ruse në Shqipëri, janë në monitorim të vazhdueshëm nga Shërbimi Informativ Shtetëror”, ka deklaruar Bendo në Komisionin e Sigurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.