E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lopetegui ka gjetur zëvendësuesin e Ronaldos
Sport

Lopetegui ka gjetur zëvendësuesin e Ronaldos

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, është i bindur se Gareth Bale do të arrijë ta mbushë hapësirën e lënë bosh nga largimi i Cristiano Ronaldos në skuadrën e tij.

Ronaldo i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje me klubin madrilen. Gjatë këtij afati kalimtar, ai u transferua në Juventus për 105.3 milionë euro dhe Real Madridi ende nuk e ka blerë asnjë sulmues për ta zëvendësuar atë, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të thotë se mbi Bale do të ketë presion të shtuar këtë sezon që të performojë. Sezonin e kaluar, ai shënoi dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve, duke i siguruar kështu klubit të tij fitore kundër Liverpoolit.

“Ne jemi të lumtur që Bale është me ne. Ai është i motivuar dhe me shumë shpresa dhe kemi qenë duke punuar shumë që nga fillimi i sezonit”, ka thënë trajneri spanjoll.

“Jemi të kënaqur me sjelljen dhe dëshirën e tij, ai është shumë profesionist dhe po punon me të njëjtën dëshirë si lojtarët e ekipit të të rinjve. Jemi të bindur se ai do të ketë një sezon të mrekullueshëm”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.