LSI i përgjigjet Gjiknurit: Mos gënje ambasadorët
Lëvizja Socialiste për Integrim kja reaguar ashpër pas deklarates se fundit te bere nga Damian Gjiknuri, bashkekryetari i Reformes Zgjedhore, ne mbyllje te mbledhjes se radhes qe u mbajt sot ne Kryesine e Kuvendit, e qe ftoi opoziten te rikthehet ne tryeze.
Pasi, sipas tij, gjithe kjo nuk mund te kthehet në një çek pa skadencë, ndryshe vendi do të mbahet peng.
Sipas LSI, Gjiknuri duhe te heqe dore nga sabotimi qellimte i reformes zgjedhore.
“Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës”- tha Petrit Vasili ne deklaraten ne emer te LSI-se.
Sipas tij, “Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre.
Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit”.
REAGIM I LSI, ME ANË NËNKRYETARIT PETRIT VASILI SI ANËTAR I KËSHILLIT POLITIK
Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik.
Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës.
Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik.
Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre.
Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit.
E dimë që Rilindja kërkon bllokimin e Reformes Zgjedhore dhe logjikën e faktit të kryer për të miratuar një reforme hajdute votash me komisionin dhe parlamentin e karavidheve.
Por ta harrojë një herë e përgjithmone se mund ta bëjë këtë, pasi përgjigja do të ishte aq e fortë sa nuk ja pret mendja.
Cfare deklaroi Gjiknuri
Opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë të mbetur, sidomos muajin maj në mënyrë që në qershor ti japim kohë parlamentit të shqyrtojë draftet dhe ti miratojë ato. Thirrja ime është e thjeshtë. Nuk e kuptova mirë nga deklaratat e PD dhe opozitës dje. Disa përfaqësues të opozitës lëshuan disa mesazhe kontradiktore, qe a janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun në Këshill apo e konsiderojnë punën të ezauruar me ato drafte që kanë sjellë, pasi nje pjese jane duke u punuar dhe kane dakordesi. Puna u ndërpre për shkaqe objektive, pandemia e Covid-19 dhe masat qe u moren. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë dhe presim që këto çështje ti adresojmë së bashku. Por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng një proces të rëndësishëm që nuk u përket vetëm disa partive por të gjithë shqiptarëve.
Gjiknuri thekoi se ka bere kontaktet e tij informale.
“Kam folur dhe me përfaqësues të diplomacisë së huaj për të nxitur dialogun. Nuk kam marrë përgjigje definitive. Disa deklarata të djeshme nuk i kuptova mire dhe i mbetet opozitës për ti qartësuar. Duhet të jetë në interesin e PD që ky proces të vazhdojë. Në të kundërt parlamenti i ka votat, mazhoranca i ka votat e saj dhe do të përpiqemi dhe me opozitën parlamentare të bëjmë numrin e nevojshëm të votave për kodin zgjedhor. Parlamenti është krejtësisht legjitim për ta miratuar. Dëshira jonë ka qenë të jetë pjesë integrale e këtij procesi. Kjo nuk mund të kthehet në një çek pa skadencë, ndryshe vendi do të mbahet peng”- tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



