E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LSI i përgjigjet Ramës: Opozita sot kërkon atë që ka vendosur Komisioni i Venecias
Lajme

LSI i përgjigjet Ramës: Opozita sot kërkon atë që ka vendosur Komisioni i Venecias

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, në zgjedhjen e kryeprokurorit.

Vasali shkruan se opozita po kërkon thjeshtë atë që kërkon Komisioni i Venecias.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili:

Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.

Komisioni i Venecias ka kërkuar: 1. Konsensus 2. Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.

Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:

Nuk ekziston nje model i veteem peer zgjedhjen e tyre; njekohesisht, eshte e deshirueshme qe keto emerime te rendesishme te kene  nje  shkalle  te  gjere  konsensusi dhe (ne se kjo arrihet) pa kompromentuar cilesite  e kandidatit te  suksesshe m.

Perfshirja e KLP dhe KED ne  procesin e emerimit perben nje garanci per perjashtimin e emerimeve teresisht politike te PP dhe ILD edhe ne nje situate  ku shumica qeverise se kontrollon 3/5e votave ne  Parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.